Google ADS

73 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, policia shqiptoi afër 2 mijë gjoba

09:20 | 3 Korrik 2024
E.H

Policia e Kosovës njofton se brenda 24 orëve në vend kanë ndodhur 73 aksidente trafiku, prej tyre 24 aksidente janë me të lënduar ndërsa 49 me dëme materiale.

Në raportin 24 orësh thuhet se gjatë periudhës së njëjtë kohore janë shqiptuar 1,996 tiketa për shkelësit e trafikut.

Po ashtu, janë arrestuar 24 persona, 17 janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale