Google ADS

72 pacientë me Covid-19 në Infektive

12:37 | 20 Qershor 2020
Arbresh.info

Në Klinikën Infektive në QKUK ndodhen të hospitalizuar 82 pacientë.

Prej tyre, të sëmurë me Covid- 19 janë gjithsej 72 pacientë, transmeton portali arbresh.info.

Gjithsej 31 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 4 raste në gjendje më të rënduar janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv,  2 prej tyre janë në gjendje kritike.

Siç është njoftuar edhe njoftimin paraprak, sot në Repartin e Mjekimit Intensiv ka ndërruar jetë pacienti A. G. 80 vjeçar nga Prishtina, i cili përpos infeksionit me Covid -19 kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Klinika është në në pritje të rezultateve për 8 raste si dhe nga klinika lirohen 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ në testimet për Covid 19./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme