Google ADS

71 aktakuza për 24 orë

11:39 | 15 Prill 2021
V. S.

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej shtatëdhjetenjë (71) aktakuza, kundër tetëdhjetenjë (81) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, gjatë 24 orëve të fundit, janë ndaluar për 48 orë gjithsej shtatëmbëdhjetë (17)
persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave,
të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë kërkesë për sekuestrimin e dhjetëra mjeteve të cilat
dyshohen të jenë përfituar përmes veprave penale apo për kryerjen e veprave penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar shtatë (7) persona për vepra të
ndryshme penale, si dhe ka sekuestruar armë dhe sende të tjera.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të
dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur
tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale.Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, ka bërë një
(1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër
katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur gjithsej katër
(4) aktakuza, kundër katër personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka paraqitur një (1)
kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit janë ndaluar tre (3) persona të
dyshuar në kohëzgjatje për 48 orësh, në dy raste të ndara, si dhe, janë ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzet
(20) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza
kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër
gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria
Speciale
Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat
personat
/ 18-22 13-14 4-4 / 19-20 5-5 12-16 71-81
Ndalimet 7 3 1 1 1 3 1 / 17
Paraburgimet:
kërkesat – personat
/ 2-2 1-1 / 1-1 / / / 4-4
Bastisjet / / / / / / / / /
Sekuestrimet 1 / / / / / / / 1
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar shtatë (7) persona për veprat penale
“Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo
materieve plasëse”, lidhur me veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.
Sekuestrimet e përkohshme:
Nëntë (9) telefona mobil të ndryshëm
Tre (3) pushkë të ndryshme
Njëmijetreqindenjëmbëdhjetë (1.311) fishekë të kalibrave të ndryshëm
Shtatë (7) revole të ndryshme
Një (1) kuti me mjete për pastrim të armëve
Katër (4) shufra për pastrim
Pjesë të armëve
Një (1) fletore me shënime
Dy (2) pushkë gjuetie
Dy (2) leje për armë2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka
kryer veprën penale “Vjedhja” dhe dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në
familje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për
shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1)
personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrëmbimi”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetedy (22)
personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të
armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me
kryerjen e veprës penale”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave
psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprat penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”
dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e
narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Pengimi dhe mosekzekutimi i masave për mbrojtjen e
fëmijëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka
kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë
(14) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer
vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave
psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi seksual ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike” ,Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Asgjësimi
apo dëmtimi i pasurisë”.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, me urdhër të prokurorit të shtetit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhuna në
familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjithsej katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave
për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi kontrollë dhe posedim të paautorizuar të
armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Ndotja ,degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, me dyshimin se ka kryer
veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedimi i paautorizuar i
narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për
caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve,
substancave psikotrope ose analoge” dhe “Kanosja”.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar tre (3)
persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy (2) raste të ndara. Dy (2) persona për shkak të dyshimit të bazuar se
kanë kryer veprën penale, “Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike,psikotrope ose analoge”, dhe një (1) person
është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzet
(20) personave për këto vepra penale:
Trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) persona për veprën penale “ Rrezikim i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të
armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor“.Aktakuzat:
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme
penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës
ose bimëve të kanabisit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e
paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave
psikotrope ose analoge” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprave penale “Vjedhja”.
7. Prokuroria Themelore Ferizaj
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër
gjashtëmbëdhjetë (16) personave për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të
shtazëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkretërimi i pyjeve”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme