70 trupa të Gardës Ushtarake Kombëtare të Kalifornisë janë nisur nga San Diego këtë të martë për në Kosovë në kuadër të operacioneve paqeruajtëse.
Ekipi i 79 i Brigadës së Këmbësorisë do t’i prijë rotacionit të 24 të trupave amerikane në Kosovë, në kuadër të NATO-së që ka qenë në mbrojtje prej luftë së vitit 1999 me Serbinë, shkruan Sandiegouniontribune, përcjell Klan Kosova.
Misioni pritet që të zgjasë një muaj ku përfshinë edhe ndalesa në Teksas dhe Gjermani, para se ushtarët të hyjnë në Kosovë.
Ky thuhet se është misioni i parë i trupave amerikane në nëntë muajt e fundit në Ballkan.
Gardës vlerësohet se do t’i bashkohen edhe 30 trupa të tjerë nga Kalifornia, para se njësiti të futet në Kosovë.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza