70 persona kanë vdekur si pasojë e aksidenteve në Kosovë në periudhën janar-shtator 2024.
Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili tha se 39 prej tyre kanë qenë drejtuesit e automjeteve.
“Sipas analizave të aksidenteve në vendin tonë; Nga shtatëdhjetë (70) persona që kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor për periudhën “Janar-Shtator 2024”, tridhjetenëntë (39) apo rreth 55%, kanë qenë shofer”, tha Hoxha.
Policia ka apeluar për sa më shumë kujdes nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
“Andaj kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit, në veçanti shofeëet që gjatë qarkullimit në rrugë të jenë më të kujdesshëm dhe t’u përmbahen rregullave të përcaktuara me ligjin mbi trafikun rrugor, në të kundertën masa ligjore të ashpra po aplikohen dhe do te aplikohen nga policia në vazhdimësi.”, ka thënë Hoxha./Arbresh.info/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi