Rreth 70 milionë euro janë shpenzuar nga buxheti shtetëror nga janari i këtij viti deri në nëntor për t’i paguar pensionet e 38 mijë e 263 veteranëve. Të dhënat zyrtare që ka siguruar gazeta “Zëri” nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) tregojnë se numri i veteranëve ka shënuar rritje sërish, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Zvarritja e procedurave me ngritjen e aktakuzave për veteranët mashtrues po u konvenon mijëra qytetarëve tjerë që të përfitojnë benificione në emër të shtetit. Hiç më pak se 70 milionë euro janë shpenzuar nga janari e deri në nëntor të këtij viti për t’i paguar pensionet e 38 mijë e 263 veteranëve.
Gazeta “Zëri” ka siguruar të dhënat e detajuara për numrin e përfituesve të këtij pensioni nga janari deri në nëntor bashkë me shumën e shpenzuar nga buxheti për këtë kategori. Duke iu referuar këtyre statistikave, në janar të këtij viti në listën e pensioneve kanë qenë 36 mijë e 794 veteranë, për të cilët janë shpenzuar 6 milionë e 297 mijë e 760 euro, në muajin shkurt 36 mijë e 989 veteranë, derisa shuma e pagesave pasqyrohet të ketë qenë 6 milionë e 261 mijë e 755 euro.
Numri i veteranëve ka shënuar rritje edhe gjatë muajit mars, ku si përfitues janë regjistruar 37 mijë e 44 veteranë, pagesa e të cilëve i ka kushtuar buxhetit të shtetit 6 milionë e 234 mijë e 954 euro. Rritje e njëjtë ka ndodhur edhe gjatë muajit prill, me 37 mijë e 395 veteranë, të cilët i kanë marrë nga buxheti jo më pak se 6 milionë e 344 mijë e 129 euro.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...