Google ADS

Zemaj: Personat e vaksinuar duhet ta marrin edhe dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca

13:28 | 30 Prill 2021
A Z

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kritikuar qeverinë lidhur me menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Zemaj bëri të ditur se, qytetarët që janë vaksinuar me Astra Zeneca duhet ta marrin edhe dozën e dytë, nëse kjo nuk sigurohet, humb efekti dhe rrezikohet përsëri shëndeti.

Sipas tij, 8 qershori është afati për marrjen e dozës së dytë të vaksinës.

“Njerëzit që janë vaksinuar duhet ta marrin edhe dozën e dytë, nëse kjo nuk sigurohet, humb efekti dhe rrezikohet përsëri shëndeti. I kujtojmë qeverisë se 8 qershori është afati për marrjen e dozës së dytë të vaksinës, po nga i njëjti prodhues Astra Zeneca e vaksina të kësaj kompanie nuk ka”, ka thënë ai./arbresh.info/

 

Të ngjashme