Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se do të ishte një gjë e mirë nëse do të shtyhej afati për konvertim të targave.
Ajo tha se i arsyeton edhe qëndrimet e institucioneve kosovare lidhur me këtë çështje, por sipas saj, do të duhet të mendohet për të mos u shkaktuar tensione.
“Për targat ka argumente të mira për ta shtyrë vendimin, e kuptoj edhe vlerësimin e Qeverisë së Kosovës se kjo do të shtyhet përgjithmonë dhe në një moment duhet të vendosim se duhet ta zbatojmë atë që kemi thënë 11 vjet më parë, pala serbe është në dijeni. Lajçak dhe Escobar po kërkojnë një shtyrje dhe është një arsye e mirë mendoj se shtyrja do ta zbuste gjendjen. Por e kuptoj edhe Qeverinë e Kosovës që thonë në një moment duhet të vazhdojmë nëse ka një vend për vazhdim e shtyrjen diplomatike do të përkrahjes”, ka thënë Von Cramon./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...