Leonit Syla, 7 vjeçar nga fshati Dumnicë komuna e Vushtrrisë vuan nga një sëmundje të shtrembërimit të eshtrave të këmbëve. Si pasojë e kësaj ai nuk mund të ecë.
Babai i tij Ilazi në një prononcim për portalin arbresh.info ka thënë se kjo sëmundje nuk ka shërbim në Kosovë.
“Mejkët i kanë thënë se shërim këtu nuk ka por vetëm në Turqi. Shërimi i tij atje kushton 30 mijë euro dhe ne nuk jemi në gjendje t’i sigurojmë këto para që ta shërojmë”, ka thënë ai.
Leoniti tani ka bërë 7 vjet dhe kishte kohën që të shkonte në shkollë, mirëpo sipas babait të tij ai nuk mund të lëvizë.
“Tani do të duhej të shkonte në shkollë por ai ka mbetur i palëvizshëm dhe kështu që nuk mundet. Po mërzitemi mjaft shumë sepse është shumë i mençur dhe i kthjellët por këmbët nuk e mbajnë, madje iu kanë shtrembëruar”, ka thënë ai duke kërkuar ndihmë nga të tjerët që të mbledh paratë për ta dërguar në Turqi.
“Kemi qenë në Ministri të Shëndetësisë për të kërkuar ndihmë por as që na kanë marrë parasysh. Kushdo që mund të na ndihmojë do t’ua dija për nder”, ka thënë ai.
Numri ku mund ta ndihmoni është 2016000086771916 në bankën TEB , ose në numrin e telefonit : 045 223 351./arbresh.info/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë