Me kërkesë së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve sot në Mbledhjen e 54-të të Qeverisë është miratuar vendimi për rritjen e shumës së skemave pensionale për katër kategori, ashtu që asnjë pension të mos jetë nën vlerën prej 100 euro.
Kategoritë përfituese nga ky vendim janë pensionet bazike që kishin vlerë prej 90 euro, pensionet e aftësive të kufizuara që kishin vlerë prej 75 euro, pensionet familjare që kishin vlerë prej 90 euro, si dhe pensionet invalidore të punës që kishin vlerë prej 90 euro.
Si rezultat i ketij vendimi, rreth 175 mijë pensionmarrës nga kategoritë e mësipërme do të përfitojnë nga rritja në pensione.
Ky vendim paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së objektivave nga Programi Qeverisës 2021-2025, veçanërisht për ngritjen e mirëqenies sociale në vend./arbresh.info/
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni
Agim Ademi: Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojm...
FRF i quan akuzat e Kosovës të pabaza dhe veprimet e futboll...
Laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në Fushë-K...
Arrestohet polici “Pablo Escobar”, kishte fshehur 20 milionë...
Hamza: Do t’i mbështesim bizneset, por duhet të fitojnë më s...