Google ADS

Rrahja mes asamblistëve të VV-së në Podujevë – Policia jep detaje

13:22 | 31 Tetor 2022
Vjollca Gajraku

Një përleshje dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme mes dy asamblistëve të VV-së në Podujevë.

Në rrahje janë përfshirë Artrit Mulliqi e Ragip Fetahu. Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti për arbresh.info.

“Rreth orës 11:00 jemi  informuar se ka një mosmarrëveshje në afërsi të objektit të  komunës së Podujevës. Njësia policore ka dalë në vendngjarje ku për intervistim ka shoqëruar në stacion policor dy  persona të përfshirë në këtë ngjarje e cila është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin e shtetit”, ka thënë Ahmeti

Të ngjashme