Sikurse në çdo përvjetor, edhe në përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës, monumenti i “NewBorn” ka marrë një pamje të re.
Fisnik Ismaili, krijuesi i obeliskut “NEWBORN”, thotë se për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ky objekt do të përfaqësojë liberalizimin e vizave.
Ismaili thotë se këtë vit mesazhi është paksa politik, i cili e ndërlidhë Kosovën me botën.
“Si çdo vit, NewBorn-i e jep një mesazh që është paksa politik, e ndërlidhë Kosovën me botën, dhe gjithmonë mesazhet kanë qenë të tilla”, thotë Ismaili.
Tutje, ai thotë se NewBorn këtë vit ndërlidhet edhe me masazhin e para disa viteve, ku mesazhi i tij ka qenë me tela dhe gjemba, gjë që ka simbolizuar kohën kur kemi qenë të izoluar.
Ai gjithashtu thotë se këtë vit, NewBorn-i do të simbolizojë liberalizimin e vizave, dhe mundësia e rihapur për të eksploruar vendet evropiane.
“Kjo ndërlidhet me NewBorn-in para disa viteve, kur jemi ankuar që na kanë izoluar edhe ka qenë i rrethuar me tela dhe gjemba, e këtë vit tema është me shtatë qiejt që na u kanë hap, sepse nuk jemi më të izoluar edhe na janë liberalizuar vizat, dhe secili qiell domethënë secila shkronjë e ka një simbol të qytetit ku mundemi me shku”, pohon ai.
Ndër të tjerat, Ismaili tregon se sipas tij, vendi jonë ka filluar të bëhet më pozitiv, në krahasim me vitin e kaluar.
“NewBorn-i është një pasqyrim i situatës të vendit, edhe mandej filloi me u bë më pozitiv, ja nisën edhe senet ma kadale, me u zhvillu kapak, po shpresoj që ja nis me u bo ma pozitiv, vitin e kaluar NewBorn-i ka qenë ‘No Broken Republic”, i cili ka qenë mesazh shumë i rëndë dhe aspak pozitiv”, përfundoi ai.
Ndryshe nesër Kosova feston 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës./Arbresh.info/Rita Jakupi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...