Google ADS

Profesorët: Sistemi i plagjiaturës në fakultetet e Kosovës i domosdoshëm

08:31 | 12 Qershor 2022
A Z

Plagjiatura ditëve të sotme është dhe vazhdon të bëhet problem çdo ditë e më shumë.

Raportimet për plagjiaturë janë në të gjitha nivelet e arsimit të lartë, veçanërisht në temat e doktoraturës.

Nëpër botë shumë fakultete e kanë të instaluar sistemin e plagjiaturës, vetëm në Kosovë nuk ka ndodhur akoma.

Profesorët nëpër universitete të Prishtinës e shohin të nevojshme sistemin e plagjiaturës.

Profesori Ag Apolloni, në Universitetin e Prishtinës, thotë se nevoja e instalimit të një programi detektues për punimet akademike është emergjent për universitetin tonë, pasi që sipas tij, vetëm kështu do të sigurohej cilësia dhe do t’i njihnim prurjet origjinale të punimeve.

“Deri tani në universitet është mbrojtur punimi, pa u detektuar fare, e më shumë gjasë mund të jenë mbrojtur dy ose tre tituj me të njëjtin punim në vite të ndryshme. Kjo dukuri duhet të ndalohet sa më parë, instalimi i një programi të tillë do ta kthente shkencën nga e mbara. Deri tani kemi detektuar ndërmjet google-s kur kemi qenë të bindur që niveli i kandidatëve ka qenë në disprpocion me nivelin e kandidatëve”, thotë ai.

Ndërsa, profesori, Musa Sabedini, mendon se sistemi i plagjiaturës do të ishte i mirëseardhur të vendoset dhe të aplikohet në të gjitha institucionet arsimore e shkencore.

Sipas tij, instalimi i plagjiaturës eliminon dhe identifikon shumë defekte edhe tek studentët, por edhe tek profesorët gjatë mentorimit të temave të diplomave.

“Instalimi i plagjiaturës në radhë të parë krijon një siguri profesionale dhe edukative, rritë transparencën dhe përgjegjësinë në të gjitha fushat. Nëse gabon studenti, është korrigjuesi pra sistemi i cili i tregon me kohë, se mund të ketë pasoja në rast se kopjohet ai material apo dokument. Sistemi i plagjiaturës e mbron anën profesionale të gjitha kategorive në institucionet arsimore. Krijon disiplinë në punë, në qasje dhe në veprim. Jam ithtar i instalimit sepse fatkeqësisht plagjiatura në Universitetet tona është shumë e pranishme”, thotë Sabedini.

Ai, gjithashtu shtoi se profesorët duhet të kenë shumë kujdes edhe në literaturë edhe në materiale universitare, sepse studentët gjithmonë mundohen ta bëjnë punën shpejt në stilin “ Copy – Paste” dhe kjo e dëmton reputacionin e institucioneve arsimore./Kujtesa Berisha/arbresh.info/

Të ngjashme