“Janë kamerat në incizim shihen krejt po nuk na i kanë dhanë neve. Unë e takova prokurorin (Valdet Avdiu) dhe i thashë që m’duhen ato kaseta dhe duhet me m’i dorëzu. Po tha që s’kena mujt m’i shumzu. Edhe i thash qysh muj me i shumzu. Ajo është pronë mbi bazën e asaj prove t’i e ke ngrit aktakuzën. Një polic e kanë liru, i kanë pushu hetimet. Ai kur e kanë pru në stacion prej rrugës ku e kanë nalë dhe e kanë rreh ja ka qitë maicën në kry për mos me e pa opinioni aty para stacionit edhe e kanë shti atje mrena në dhomë. Kur e kanë shti aty edhe aty e kanë rreh qashtu me maicë n’kry.”
Kështu e nisë rrëfimin Ramadan Sylejmani, avokat i 18 vjeçarit Sh,M, që dyshohet se një grup i organizuar brenda Policisë së Kosovës e keqtrajtuan më 20 gusht 2020.
Derisa ndaj njërit kanë pushuar hetimet, gjashtë policët tjerë po gjykohen për keqtrajtimin që i bënë një 18 vjeçari.
Të hënën, 15 shkurt 2021, në orën 10:00 mbahet seanca e parë gjyqësore ndaj tyre, pas ngritjes së aktakuzës më 18 janar të këtij viti, raporton arbresh.info.
Portali arbresh.info merr vesh nga burime brenda Policisë së Kosovës se bëhet fjalë për Faton Saliu, Shqiprim Hajdari, Brahim Bala, Gjevahir Luma, Arton Gashi, dhe Fatlum Xheladini.
Sipas Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Prokuroria e Shtetit në Ferizaj, nuk ka kërkuar arrestimin e tyre edhe pse ky rast ishte shumë i rëndë.
“IPK nuk ka propozuar suspendimin e zyrtarëve policor F.S, SH.H, B.B, Gj.L, A,G. dhe F.Gj, po ashtu edhe Prokuroria e Shtetit në Ferizaj, nuk ka kërkuar arrestimin e tyre edhe pse ky rast ishte shumë i rëndë. Sepse nuk kemi të bëjmë me një zyrtarë policor por me një grup të organizuar, e të cilët me qëllim dhe vetëdije të plot kanë kryer këtë veprën penale, keqpërdorim i detyrës zyrtare si dhe tejkalim i autorizimeve policore”, thotë për arbresh.info Arbër Beka nga IPK.
Sipas tij, ndaj një rreshteri dhe gjashtë policëve është ngritur kallëzim penal për këtë rast.
“IPK respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë hetuar këtë rast duke ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me prokurorinë kompetente.Ndaj 7 punonjësve policorë (një rreshteri dhe gjashtë zyrtarëve policorë) të përfshirë si të dyshuar në këtë rast është dorëzuar kallëzim penal në prokurori me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” si dhe “lëndim trupor”, ka thënë Beka.
Më 20 gusht 2020 në Komunën e Ferizaj pretendohet se këta zyrtarë policorë i kanë shkaktuar lëndime të rënda 18 vjeçarit, Sh.M, duke vepruar si grup i organizuar.
Ramadan Sylejmani, avokat i Sh.M, thotë për arbresh.info se ekzistojnë prova që dëshmojnë dhunën ndaj klientit të tij, por që prindi i personit në fjalë heziton t’i publikojë ato.
“Ai nuk po donë me publiku në media rrahjen që ja kanë ba djalit. Pak prokuroria i ka vonu, nja katër muaj rastin, nuk e ka ngrit aktakuzën për arsye qysh thonë ata për arsye të ndryshme. Por, megjithatë e ka ngrit aktakuzën më 18 janar, ndërsa tash gjykata e ka caktu me 15.02.2021 në ora 10:00, në Gjykatën e Ferizajit”, deklaron Sylejmani.
Përkundër insistimit të avokatit Sylejmani për të publikuar provat që dëshmojnë dhunën e shkaktuar, babai i Sh.M kërkon të mos bëhet, për të ruajtur edhe identitetin e viktimës.
“Unë jam për me i publiku këto pasi që do informoheshin të gjitha institucionet dhe do merreshin masa më serioze sa i përket kësaj çështje. Mirëpo prindi nuk lejon që këto informacione siç janë fotot, incizimet të bëhen publike, pasi që sipas tij është në pyetje edhe imazhi i personit në fjalë të keqtrajtuar nga gjashtë zyrtarë policorë”, shprehet avokati Sylejmani.
Sipas avokatit, dy nga policët e përfshirë në këtë rast janë të njohur për ta pasi që ata kanë vijuar shkollimet së bashku me djemtë e prindit të viktimës.
Ramadan Sylejmani, avokat i Sh.M, thotë se aktualisht klienti i tij është në Amerikë.
Rastet e fundit në lidhje me dhunën e përdorur nga pjestarë të Policisë së Kosovës kanë shokuar opinionin./S.D/arbresh.info/
Kthehen tensionet mes Xuxit e Xhenetës, situata e largimit t...
Të qeshura e atmosferë komike, Edi mban në qafë Burimin
Avatanzhi strategjik i raketave amerikane me rreze të gjatë ...
Rama: Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...