Për 45 euro borxh, mitrovicasin e rrahin katër persona në ditën e Bajramit

08:46 | 10 Korrik 2022
K.B

Një person ka raportuar se është sulmuar nga katër persona, të cilët ishin futur në veturë pa dëshirën e tij.

Shkak i kësaj ishte një borgj me shumën prej 45 eurove.

Sipas Policisë së Kosovës, është arrestuar një i dyshuar ku më pas me urdhër të prokurorit i cili e ka cilësuar rastin pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

RAPORTI
Mitrovicë 09.07.2022- 16:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pa dëshirën e tij nga katër persona të dyshuar ishte futur në një veturë dhe ishte sulmuar nga njëri prej të dyshuarve si pasoj e një borxhi prej 45 euro. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe me urdhër të prokurorit i cili e ka cilësuar rastin pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme