Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Osmani me ambasadorin Hovenier thuhet të ketë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend e në rajon.
Njoftimi i plotë:
Me ambasadorin Hovenier, Presidentja Osmani ka diskutuar për zhvillimet aktuale në vend e rajon.
Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është në koordinim të plotë me SHBA-të, në raport me adresimin e çështjeve prioritare.
Në takim u diskutua edhe për dialogun me Serbinë dhe përpjekjet e shteteve aleate për dinamizim të tij. Presidentja Osmani nënvizoi se dialogu duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe pa prekur rendin kushtetues, integritetin territorial, sovranitetin dhe funksionalitetin e vendit./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...