Murati: Raporti import-eksport është përmirësuar dukshëm dy vjetët e fundit

12:19 | 9 Tetor 2022
A Z

Ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se raporti import-eksport është përmirësuar gjatë dy vjetëve të fundit.

Sipas tij, në vitin 2019, ky raport ishte 1:9, ndërkaq tani është 1:6.

Ai tha se ky hendek do të zvogëlohet edhe më tej, falë masave mbështetëse për prodhuesit.

Postimi i plotë:

Në vitin 2019, raporti eksport:import i mallërave ishte 📊1:9.

Pra për çdo euro që mirrej nga malli i eksportuar, nëntë euro mall importoheshin.

Me rritjen enorme të eksportit dy viteve të fundit, ky raport është përmirësuar dukshëm dhe aktualisht është 📊1:6.

Ky hendek do të zvogëlohet edhe më tej, falë masave mbështetëse për prodhuesit tanë.

✅ 120 milionë euro për subvencionim të çmimit të energjisë elektrike.

✅ 50 milionë euro për subvencionim të produkteve bujqësore.

✅ 15 milionë euro për Masën 2.1, mbështetje për kredi investuese.

✅ 10 milionë euro mbështetje për eksport dhe çertifikim të produkteve.

✅ Mbështetje në rritje të punësimit e ngritjes së kapaciteteve njerëzore.

✅ Kursim në kosto e kohë me terminalet shtetërore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme