Në qershor të këtij viti Gjykata Themelore në Gjilan, e ka dënuar Eltian Uruqin me shtatë muaj burgim si dhe 200 euro gjobë për posedim të 1.1 grami marihuane.
Dy muaj pas këtij aktgjykimi, Gjykata e Apelit ka shqyrtuar ankesat e mbrojtjes në raport me dënimin e shqiptuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit ndaj të akuzuarit për posedim të kësaj substancës narkotike.
Sipas aktakuzës në shkurt të këtij viti në komunën e Gjilanit afër shkollës fillore “Ibrahim Uruqi”, gjatë një kontrolle të policisë, gjatë kontrollimit fizik tek i akuzuari Eltian Uruqi në xhepin e pantallonave në anën e djathtë i është gjetur një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë, në peshë 1.1 gram. Substancën të cilën sipas prokurorisë i akuzuari e ka poseduar pa autorizim dhe pa leje afër shkollës.
Pasi që i akuzuari e kishte pranuar kryerjen e kësaj vepre penale, Gjykata Themelore në Gjilan të njëjtin e kishte shpallur fajtor dhe i kishte shqiptuar dënim me burgim prej shtatë muajve si dhe dënim me gjobë në shumë prej 200 euro.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Gjilanit, me rastin e caktimit të llojit dhe lartësisë së dënimit Gjykata morri parasysh rrethanat lehtësuese dhe rënduese.
Me ç’rast si rrethanë lehtësuese Gjykata e Gjilanit ka gjetur se i akuzuari e ka pranuar fajësinë në të gjitha fazat e procedurës, pranimin e fajësisë e ka bërë pa hezitim dhe në mënyrë bindëse dhe se i njëjti ka shprehur keqardhje të thellë, ka pasur sjellje të mirë në Gjykatë dhe ka premtuar se në të ardhmen nuk do të kryej vepra penalen si dhe është marrë për bazë edhe mosha e tij e re dhe fakti se më herët nuk ka qenë i dënuar.
Kurse si rrethanë renduese, Gjykata ka pasur parasysh rrezikshmërinë shoqërore të këtyre veprave penale dhe dukurinë mjaftë të shprehur të këtyre veprimeve.
Ndaj këtij aktgjykimi ankesë kishte paraqitur i akuzuari si dhe mbrojtësi i tij.
Sipas ankesës së paraqitur pranë Gjykatës së Apelit mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Ramadan Leka i kishte kërkuar Gjykatës së Apelit që ta ndryshoj aktgjykimin e Gjykatës së shkallës së parë në atë mënyrë që ta zbusë dënimin ndaj të mbrojturit të tij apo që rastin ta kthej në rigjykim.
Kurse prokuroria, Gjykatës së Apelit i kishte propozuar që ankesën e mbrojtjes ta refuzoj si të pa bazuar.
I pranishëm në seancë, avokati Leka i kërkoi edhe një herë kolegjit të gjyqtareve të Gjykatës së Apelit që të marrin për bazë ankesën e tij në atë mënyrë që ndaj të mbrojturit të tij të shqiptojnë një dënim sa më të butë.
“Ne sot kemi ardh para jush që të kërkojmë një zbutje të dënimit sipas rrethanave veçanërisht lehtësuese. Ai tash ka ndryshuar për 360 shkallë. Tani punon dhe është mbajtës i familjes dhe familja e tij nuk e di fare se është dënuar”, tha avokati.
Sipas avokatit i akuzuari tani më nuk përdor më substanca narkotike dhe pasi që është mbajtës i familjes, gjykatës i kërkoi që të ja zbus dënimin.
“Nuk e përdor më atë substancë dhe është mbajtës i familjes prandaj kërkojmë te ja zbutni dënimin në dënim me kusht”, tha avokati Ramadan Leka.
Edhe vetë i akuzuari i kërkoi gjykatës që të ketë parasysh rrethanat momentale dhe ndaj tij të shqiptoj një dënim me të butë.
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...