Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka mbajtur konferencë për medie rreth çështjes së energjisë elektrike.
Murati ka thënë se shpejt do të dalin me masa lidhur me kursimin e energjisë elektrike.
Ai thotë se qytetarët që harxhojnë më pak se muajve të vitit të kaluar, do u subvencionohet fatura.
“Shembull një familje arrin të kursejë 10% të energjisë gjatë ditës, e njëjta përqindje do të subvencionohej prej shtetit në tërë faturën që ajo familje ka për atë muaj. Pra, nëse dikush ka shpenzuar 100 euro, dhe këtë vit arrin ta ulë konsumin për 10 euro, pra në 90 euro, do të marrë edhe po aq nga shteti. Pra, do të kursejë dyfish. Për ne është shumë e rëndësishme të zvogëlohet importi. Për neve është shumë e rëndësishme të ulët importi. Importi është aq i shtrenjtë sa që është tepër e dhimbshme të paguhet për importi’’, thotë ai./arbresh.info/
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë