7 Marsi, festa shqiptare e mësuesit

08:08 | 7 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Sot shënohet 7 Marsi Dita e Mësuesit. Kjo festë është ngjarje me rëndësi shumë të madhe për shqiptarët, pasi që me 7 Mars u hap shkolla e parë shqipe.

Më 7 Mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.

Kjo datë kujtohet si një ngjarje me rëndesi shume të madhe kulturore e historike në gjitha trojet shqiptare dhe si një ditë kur të gjithe kombi se bashku kujtojnë mësuesit e parë që na mësuan shkronjat e para shqipe.

Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.

Ndërsa Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, në vitin 1994, ka përcaktuar 5 tetorin si Ditën Botërore të Mësuesit, për të përkujtuar nënshkrimin e Rekomandimit, në lidhje me Statusin e Mësuesve./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme