Sot, në mbarë trevat shqiptare shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit.
Kjo ditë lidhet me kohën kur më 7 mars 1887, në Korçë u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe.
Shkolla qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami etj.
Për nder të kësaj ditë, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci marrin pjesë në Manifestimin për 7 marsin “Dita e Mësuesit” në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.
Manifestim organizon edhe Komuna e Vushtrrisë për nder të ëksaj ditë.
Manifestimi do të mbahet në ora 11:00 në Qendrën e Kulturës në Prishtinë./Arbresh.info/
Zelensky: Macron po na ndihmon në konsultimet lidhur me misi...
Cambridge largohet nga Trepça, mitrovicasit kanë një emër pë...
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 %...
Rriten rastet e braktisjes së shkollës në Kosovë
Profesori Koser: Kosova shembull që duhet ndjekur nga shtete...
Hasani: Mbi 5 mijë tekste mësimore në diasporë, rreth 20 mij...