Historinë dhe edukatën qytetare ia mëson nxënësve qe 36 vite.
E dashuria për mësimdhënie bëhet edhe më e vështirë, kur atë e praktikoi në një kohë kur forcat mizore serbe, tentojnë që këtë histori ta shlyejnë tërësisht nga këto troje.
arbresh story, për nder të 7 marsit e cila njihet si dita kombëtare e mësuesit, ju sjellë rrëfimin ekskluziv të arsimtarit Ahmet Pllana, i cili ishte mësues i historisë në vitet e 90’a, kohë kjo e cila Kosovës po jepte njërën nga sfidat më të rënda për liri.
Rrugën për në shkollën “Dardania” në Prishtinë e bën për më tepër se 30 vite.
Deri më tash nga dora e tij kaluan dhjetëra gjenerata, shumicën e të cilëve as që i mbanë në mend.
Gjatë karrierës së tij sfidoi shumë, por dashuria për mësimdhënie nuk iu shua asnjëherë e sidomos në vitet kur vendi ynë po sfidohej për liri.
Arsimtari Ahmet Pllana, në një intervistë të dhënë për arbresh.info, tregon sfidat e tij në profesion.
“Ka ndryshuar sistemi prej para dhe pas luftës dhe kjo po na shqetëson se kush po vjen në pushtet po ka plan programe të ndryshme”, thotë Pllana.
Ai duke i kujtuar ditët e para të karrierës, thotë se nxënësit në atë kohë kanë qenë më të angazhuar.
“Kam gjenerata të ndryshme, që tashmë kanë kryer fakultet, janë doktorë të shkencës, profesor të ndryshëm. Po kam edhe nxënës që sot e kësaj dite ende takohem e pi kafe me ta”, u shpreh ai.
Nga dora e tij kaluan dhjetëra gjenerata, e shumica as që i kujtohen por dashuria për mësimdhënie nuk iu shua kurrë.
“Shpesh më ndalin rrugës e më pyesin se si jam. Unë me fytyrë e njoh por emrin nuk ia di,” tha ai.
Arsimtari Pllana tregon sfidat e tij që i kishe gjatë viteve 90’a, kohë kjo kur edhe u shtua angazhimi për çlirim nga okupatori serb.
“Në vitet e 90’a ka qenë shumë vështirë të japësh mësim në gjuhën shqipe. Sepse më 1989, u morr autonomia e Kosovës dhe filluan diferencimet politike. Me fillim e këtyre viteve pushteti serb, filloi të bëjë një presion të madh ndaj mësimdhënësve dhe nxënësve dhe shkollave shqipe. Filluan t’i mbyllin objektet shkollore, ku filluam të zhvillojmë mësim në objekte private”, deklaroi arsimtari Pllana
Ai tregon se si forcat serbe, ia kishin marrë shkollave shqipe të gjitha pajisjet e nevojshme për mësim.
“Këtë shkollë që jemi tash, drejtoria e dhunshme e asaj kohe e ndau shkollën në dysh me mure. Ne i kishim 3080 nxënës, ndërsa ata i kishin 400-500 nxënës. Pjesën dërmuese 60 për qind të shkollës na morën dhe neve na lanë vetëm 40 për qind. Veç kësaj, na morën bankat, karriget dhe na ndaleshin rrymën, ujin e të gjitha këto”, deklaroi ai.
Pllana, thotë madje forcat serbe kishin tentuar disa herë të hynë në shkolla me armë.
“Kemi pasur probleme, telashe të vazhdueshme nga policia, me armë e tentonin me hy brenda në shkolle dhe asnjë herë nuk i kam lejuar. I thosha që nuk mund të hyni pa më vra mua”, thotë Pllana.
Ndryshe 7 Marsi, u shpall ditë kombëtare e mësuesit në vitin 1887, pas pasi që në atë datë u hap mësonjëtorja e parë kombëtare shqipe nën drejtimin e Pandeli Sotirit./Alban Begolli/arbresh.info/
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...