Shefja e grupit parlamentar të lëvizjes vetëvendosje Mimoza Kusari Lila në debatin për themelimin e komision hetimor ka thënë se grupi parlamentar i LVV nuk e cenon e as nuk e pengon punën e Kuvendit në të kundërtën grupi parlamentar po sigurohen për ligjshmëri të këtij procesi që ka të bëjë pikërisht me hetime.
“Grupi parlamentar i lëvizjes vetëvendosje aspak dhe në asnjë mënyrë as nuk e cenon e as nuk e pengon punën e Kuvendit në të kundërtën po sigurohemi për ligjshmëri të një procesi i cili po tentohet në një mënyrë ose në tjetër me ndrru rezultatin zgjedhor”,
Sipas saj kjo është përbërja e grupeve politike në Kuvend, shkruan arbresh.info.
“Nuk keni vota ma shumë, keni mund të kërkoni sikur mos të kishit kërku edhe mbështetje të listës serbe që lista serbe ta udhëheqë komisionin hetimor sepse nuk është as pjesë e pushtetit apo e koalicionit qeverisë e as e opoztiës, por ju ktu e keni blloku vetvetën sipas ligjit për komisionin parlamentar dhe i keni marre edhe dy nënshkrime të deputetëve të listës serbe”, tha ajo.
Ajo ka thënë se VV-së i intereson se çfarë përbërje mund të ketë ky komision, pasi deputetët nënshkrues janë nga partitë opozitare.
“Në rrethanat aktuale pamundësohet funksionalizmi përderisa të gjitha partitë opozitare janë iniciuese, ndërsa me ligj asnjë nga deputetët e pozitës nuk mund të jetë kryesues i këtij komisioni. Bazuar në praktikën e mëhershme, më 2018, kur njëjtë nënshkrues ishin LDK-ja e LVV-ja, kryeparlamentari asokohe tha që për arsye se deputetët e dy partive janë iniciuese të komisionit hetimor nuk mund të themelohet sepse nuk mund të udhëhiqet nga deputetët e njërit grup parlamentar që është iniciues i komisionit hetimor”, tha Kusari Lila./arbresh.info/
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin