Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar shtetin e Francës me rastin e festës Kombetare.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se të rralla janë datat e historisë dhe njerëzimit që kanë përmasën dhe prurjen e 14 Korrikut.
“Të rralla janë datat e historisë dhe njerëzimit që kanë përmasën dhe prurjen e 14 Korrikut. Datë themelimi për kombet moderne në shoqëritë perëndimore, 14 Korriku është edhe data e përplotësimit të përkufizimit të vetë shoqërisë njerëzore. Sepse ajo nuk është data e një ngjarjeje, por është sinteza e prurjeve iluministe në kuptimin më të plotë të pjesëmarrjes politike të njeriut”, ka shkruar Kurti, përcjell Arbresh.info
Postimi i plotë i Kurtit:
14 Korriku
Te rralla janë datat e historisë dhe njerëzimit që kanë përmasën dhe prurjen e 14 Korrikut. Datë themelimi për kombet moderne në shoqëritë perëndimore, 14 Korriku është edhe data e përplotësimit të përkufizimit të vetë shoqërisë njerëzore. Sepse ajo nuk është data e një ngjarjeje, por është sinteza e prurjeve iluministe në kuptimin më të plotë të pjesëmarrjes politike të njeriut.
Kjo përbën epilogun e të paktën dy sintezave. Ne e ndjejmë edhe sot sintezën e parë: bashkimin e përgjegjësisë enciklopedike të dijeve shkencore njerëzore me ndërhyrjen e arteve në evolucionin politik. Andaj ne kemi ndjerë se ngjarja sjell përmasën e parë të saj, vëllazërinë e dijeve.
Kemi ndjerë edhe një sintezë të dytë: bashkimin e reflektimit mbi demokracinë te Montesquieu me përfytyrimin e vullnetit të përfaqësimit te Rousseau. Epilogu i vëllazërisë kthehet në prologun e rritjes monumentale të njerëzve në vendimmarrjen politike mbi njerëzit. Ngjarja na shpall këtë përmasë të dytë: barazia e politikës me njerëzit.
Këtë moment, filozofi Kant do ta shihte si hyrja e njeriut në moshën e pjekurisë. Po hapej horizonti i madh i të drejtës. Kjo do të ishte epoka e re ku do të sprovohej shoqëria. Puna jonë sot këtu vazhdon. Sepse çështja e të gjitha institucioneve tona është trajtimi i përhershëm i ekuilibrit mes demokracisë në shoqëri dhe përfaqësimit në Republikë. Kjo përmasë e tretë është fusha e lirisë.
Ngjarja na i deklaroi tri përmasa si tre fusha të veprimit tonë. Kjo referencë e madhe është përherë çështja jonë. Për këtë shërbejnë ngjarjet. Edhe kur ato i prodhon një komb, edhe kur ato i përkasin një kombi, nga madhështia e tyre historike e sociale ato mund të kthehen në referencë universale për hapësirën botërore.
Prandaj, me mirënjohje të thellë ne i urojmë popullit francez ditën e madhe të 14 Korrikut./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?