Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk është në dijeni për ndonjë vërejtje që Bashkimi Evropian i ka dhënë për dy nga gjashtë kushtet e Asociacionit.
Ai para mediave ka theksuar se ato gjashtë kushte janë të tilla që të mundësojnë që Asociacioni të mos jetë monoetnik.
“S’jam në dijeni të tillë për 2 nga 6 kushtet mbase duhet të takohet të shoh se çfarë komunikimi ka pasur me vendet e BE-së, ato 6 kushte janë të tilla që të mundësojnë që Asociacioni të mos jetë monoetnik, të kemi reciprocitet të të drejtave të pakicave, strukturat ilegale të shuhen e çarmatosen në veri, dhe është e domosdoshme që presidenti i Serbisë t’i tërheqë ato letra që ua ka dërguar vendeve mosnjohëse duke shkelur marrëveshjen”, është shprehur Kurti.
Kreu i ekzekutivit ka thënë se nuk mund të ketë as përzgjedhje të marrëveshjeve nga tre sosh, as kapërcim të neneve nga pika 10.
I pyetur se a ka pësuar ndonjë ndryshim në planin evropian, Kurti nuk e sheh të përshtatshme që të flasë për hollësitë.
“Ai është sjellë te unë më 6 dhjetor të vitit të kaluar, i kam dhënë vërejtjet e mia, komentet, nuk është e përshtatshme që të flas për hollësitë, ajo që mund të konfirmoj është që ne e kemi konsideruar që propozimi evropian në parim është bazë e mirë për diskutim të mëtutjeshëm”, tha Kurti, shkruan rtv dukagjini.
Sipas Kurtit, procesi i bisedimeve nuk ka nisur ende.
Duhet të ketë takim të nivelit të lartë, dhe nga bisedimet shohim se çka e kur, por normalizim të plotë pa njohje reciproke në qendër nuk mund të ketë”.
“Në propozimin evropian kemi referencën e parë për pakicat kombëtare, nuk mund ta nxjerrim qerren para kalit dhe ta shndërrojmë planin evropian në tryezë suedeze, urime 53-vjetori i UP-së”.
Ndryshe, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) ka vërejtje në dy kushtet nga gjithsej gjashtë sosh, që i ka paraqitur kryeministri Albin Kurti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Bislimi gjatë një konference për media tha se cilat janë ato dy kushtet ku BE-ja ka paraqitur vërejtje mund t’i tregojë i dërguar i BE-së, Miroslav Lajçak.
“Bashkimi Evropian ka vërejtjet e saj në dy kushte, por se cilat janë ato dhe në cilat kanë vërejtje mund ta pyesin Lajçakun kur të jetë në Prishtinë”, ka thënë Bislimi.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...