Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka reaguar pas mospjesëmarrjes së kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti në takimin përgatitor në Tiranë për Procesin e Berlinit.
Hoti përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur këtë veprim “heqje dorë nga obligimet shtetërore dhe tallje me aspiratat e popullit të Kosovës për integrim evropian”, shkruan Arbresh.info.
“Procesi i Berlinit është përcaktuar për integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Që nga fillimi i tij në vitin 2014, dakordimet e arritura në takimet vjetore të Procesit të Berlinit kanë qenë përcaktuese për progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Bazuar në ato dakordime, janë marrë vendimet përkatëse të institucioneve të BE-së dhe vendeve anëtare karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për Kosovën ka qenë tepër e rëndësishme pjesëmarrja në këtë mekanizëm, mbi baza të barabarta si çdo vend tjetër, duke qenë faktor përcaktues për progresin në integrimin e rajonit së tërësi në BE. “, ka shkruar Hoti në Facebook.
Deputeti opozitar ka thënë se për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nuk ka asnjë takim më të rëndësishëm se ky në Tiranë teksa shtoi se mospjesëmarrja është mungesë respekti për Tiranën dhe Procesin e Berlinit.
Tutje ai e quajti mospjesëmarrjen heqje dorë nga obligimet shtetërore të Kosovës ashtu si dhe tallje me aspiratat e popullit të Kosovës për integrim evropian.
“Mospjesëmarrja në këtë takim tregon mungesë serioziteti dhe respekti të Kryeministrit për Tiranën dhe për Procesin e Berlinit.”, shkroi ai.
“Mospjesëmarrja në këtë takim është heqje dorë nga obligimet shtetërore të Kosovës.”, shtoi ai.
“Mospjesëmarrja në këtë takim është tallje me aspiratat e popullit të Kosovës për integrim evropian.”, përfundoi Hoti./Arbresh.info
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...