Escobar: Kosova mike e ngushtë e SHBA-ve, ju mbështesim në aspiratat e juaja euroatlantike

10:12 | 19 Tetor 2022
A Z

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka shprehur falënderime për Kosovën në vizitën që po zhvillon sot në vend.

Pas takimit me presidenten Osmani, Escobar ka thënë se ngjarjet e kësaj jave në Kosovë janë agjendë e demokracisë.

“Pata dëshirë që të shpreh mbështetjen e vazhdueshme amerikane për aspiratat euroatlantike të Kosovës, përfshirë edhe mbështetjen tonë për pjesëmarrjen e Kosovës në dialogun e lehtësuar . Jam shumë krenarë që Kosova ka kontribuar shumë për agjendën tonë të përbashkët dhe ngjarjet e kësaj jave janë indikator se Kosova po kontribuon në mënyrë pozitive për agjendën e demokracisë”.

“Shpreha mbështetjen e SHBA-së për solodaritetin në kohë krize, por edhe mbështetjen tonë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE.
Mendojë se ngjarjet e kësaj jave në Kosovë janë agjendë e demokracisë. E falenderoj Kosovën” ka thënë Escobar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme