Sot ka ndodhur një aksident rreth orës 11:00 në Gjilan.
Lajmin për arbresh.info ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani tha se aksidenti ka ndodhur afër spitalit rajonal të Gjilanit, ku si pasojë e aksidenti një person ka ndërruar jetë.
“Me datën 07.06.2022 rreth orës 11:22, në Gjilan afër Spitalit rajonal, Policia e Kosovës në Gjilan e ka pranuar informatë për një rast aksident Trafiku me lëndime, të rënda.
Dyshohet se një veturë në lëvizje ka goditur një këmbësor duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Njësite policore kanë dal në vend të ngjarjes se bashku me ndihmën e shpejte. Viktima është dërguar urgjent në Qendrën e Emergjente në Gjilan, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjeku ka konstatuar se viktima shqiptar shtetas i Kosovës (1946) ka ndërruar jetë si pas e lëndimeve të pësuara në aksident.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit .
Hetuesit e policisë së Kosovës njësiti i trafikut rrugor janë duke i hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhë aksidenti.”-ka thënë Hashani. /arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...