Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se presidenti amerikan, Joe Biden ka propozuar heqjen e taksës në naftë për tre muajt e ardhshëm, ndërsa kryeministri jonë Albin Kurti po e refuzon një gjë të tillë.
Siç shkruan Abdixhiku, kokëfortësia, paranoja e refuzimi i propozuesit e jo propozimit s’janë zgjidhje në politikë, raporton Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
Presidenti i SHBA-ve, i ekonomisë më të fuqishme në botë, Joe Biden, i ka nisur dje Kongresit Amerikan propozimin për heqjen e taksës në naftë për tre muajt e ardhshëm; si masë e domosdoshme e stabilizimit të çmimeve të gjithëmbarshme.
Kryeministri i ekonomisë më të varfër në Evropë, Kurti, vazhdon të refuzojë propozimin tonë të 7 marsit për masë krejtësisht të ngjashme – reduktimin e akcizës dhe TVSH për tre muajt e ardhshëm.
Kokëfortësia, paranoja e refuzimi i propozuesit e jo propozimit s’janë zgjidhje në politikë. Kosova ka nevojë për lidership në momente krize; jo teke të tilla. Mund të vonoheni, të bëni dëme edhe më shumë, por zgjidhje tjetër – përveç propozimit të LDK-së – s’keni si zëvendësim.
Qeveritë e Gjermanisë, Anglisë, Italisë, Holandës, Belgjikës, Suedisë, Polonisë, Portugalisë, Irlandës, Hungarisë, Kroacisë e Sllovenisë – tashmë kanë reduktuar akcizën dhe TVSH-në në naftë e derivate.
Këtë të hënë, në debatin parlamentar të kërkuar nga LDK, është koha që edhe Kosova – me qytetarë me standard shumëfish më të ulët për krahasim – të rreshtohet prapa një politike të tillë. /arbresh.info/
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...