Google ADS

Osmani e Kurti takohen sot me ministrin e Jashtëm të Çekisë

07:56 | 29 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

Presidentja  e Kosovës, Vjosa Osmani,  sot do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavsky.

Takimi do të fillojë në orën 12:00.

“Në orën 12:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský.

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Po ashtu, takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavsky, do të takohet edhe Kryeministri Albin Kurti në ora 14:15.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ministrin e Jashtëm të Republikës së Çekisë, Jan Lipavský”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme