Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Fushë Kosovë të dyshuar për disa vjedhje të rënda.
Sipas policisë rastet kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës, gjatë muajve të fundit në periudha të ndryshme kohore,kryesisht në markete, shkruan Arbresh.info.
Policia bën të ditur se dyshohet se në këto raste është përfshirë një grup prej katër persoave të dyshuar.
Dy prej tyre janë arrestuar si dhe janë sekuestruar gjësendë të cilat dyshohen të jenë të vjedhura dhe 4 automjete të cilat dyshohen të jenë përdorur për kryerjen e veprave penale.
“– E. O. mashkull, 45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe – M.M . mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe të sekuestrojnë gjësende (dyshohet të vjedhura) dhe 4 automjete që dyshohet të jenë përdorë për kryerjen e veprave.”, njofton policia.
“Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku dhjetë raste të vjedhjeve të rënda.”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se lidhur me këto raste policia ka identifikuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar dhe janë në kërkim të tyre./Arbresh.info/
Komunikata e plotë:
Sot zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës,të mbështetur Njësiti për reagim të shpejtë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda .
Rastet kanë ndodhë në rajonin e Prishtinës, gjatë muajve të fundit në periudha të ndryshme kohore, kryesisht në markete, ku dyshohet se është përfshirë një grup prej katër persoave të dyshuar.
Pas aplikimit të disa veprimeve operative e hetimore të koordinuara me njësite të specializuara, hetuesit policor kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar:
– E. O. mashkull, 45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– M.M . mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe të sekuestrojnë gjësende (dyshohet të vjedhura) dhe 4 automjete që dyshohet të jenë përdorë për kryerjen e veprave.
Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku dhjetë raste të vjedhjeve të rënda.
Lidhur me këto raste policia ka identifikuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar dhe janë në kërkim të tyre.
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...