Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari me inicialet D. B i moshës 69 vjeçar nga një fshat i komunës së Shtimes, ka bërë kërkesë në stacionin e policisë në Shtime që ta dorëzojë armën e zjarrit, për të cilën posedonte leje për armëmbajtje.
Ai dorëzimin e armës së zjarrit e ka bërë në mënyrë vullnetare, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Arbresh.info.
“Sektori i hetimeve nga stacioni i policisë në Shtime, nën autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj i ka kryer procedurat e nevojshme, për pranim-dorëzimin dhe arma e zjarrit e dorëzuar nga qytetari është deponuar në stacionin e policisë në Shtime për procedura tjera”, thuhet në komunikatë.
Policia Rajonale e Ferizajt falënderon qytetarin D.B për gjestin e mirë dhe gatishmërinë e tij për të dorëzuar armën e zjarrit që kishte me leje, në vendin e sigurt, në stacionin e policisë. /Arbresh.info/
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...
Gjithçka gati, sonte nis Big Brother VIP Albania 4