Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur 69 aktakuza kundër 84 personave, për vepra të ndryshme penale, thuhet në raportin e prokurorit.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 15 persona, si dhe janë bërë pesë kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë persona, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave, si dhe, ka ngritur 39 aktakuza kundër 47 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër dy personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 10 aktakuza kundër 11 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi. Ndërsa, nga kjo prokurori është ngritur një aktakuzë kundër dy personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 12 aktakuza, kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy perosna të dyshuar, në dy raste të ndara, si dhe, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, si dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër 12 personave, për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Kancelari Scholz para Bundestagut, sinjal për fushatën zgjed...
Ish-kryeministri britanik paralajmëron se trupat britanike m...
Federata e Futbollit e Spanjës detyrohet të ndryshojë datat ...
Rama: Sitet kulturore përgjatë gjithë vitit kanë mikpritur m...
Lista për Familjen mban konferencë për media
Qeveria sot mban mbledhje