Google ADS

689 raste aktive me coronavirus

07:23 | 4 Gusht 2021
S D

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën të ditur se numri i rasteve aktive është 689.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.667, nga COVID-19 kanë vdekur 2,267 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.322 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 445.650 doza të vaksinës.

Deri më sot 155.907 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme