Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 67 pacientë me COVID-19.
Sipas një njoftimi, sa i përket gjendjes së pacientëve tre pacientë janë në respirator (CPAP), 51 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa katër pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërkaq, siç thuhet në njoftim gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 256 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 39 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
“6 lindje kanë qenë dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 lindje normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore. 337 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,549 analiza, ndërsa janë kryer 13 operacione”, thuhet në njoftim.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...