67 kandidatë kanë kaluar me suksese testin nga fusha penale dhe civile të mbajtur në Akademinë Kosovare për Siguri Publike për 21 pozita për gjyqtarë rinj, ndërkaq 50 prej tyre nuk e kanë kaluar testin.
Pas përfundimit të testimit, Komision vlerësues brenda 5 ditësh ka përfunduar me vlerësimin e testeve dhe tashmë ka bërë publike listën e kandidatëve.
Ndryshe, testit me shkrim në të dy fushat i janë nënshtruar 117 kandidatë.
Pas përfundimit të kësaj faze, kandidatët e suksesshëm pritet t’i nënshtrohen intervistës me gojë.
Lista e publikuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për kandidatët e suksesshëm dhe të atyre që nuk e kanë kaluar testin me shkrim.
Kujtojmë se “Betimi për Drejtësi” ka monitoruar procesin me shkrim në fushën penale më 9 nëntor, dhe atë civile më 10 nëntor 2024./BetimipërDrejtësi
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...