Google ADS

66 persona nuk respektuan urdhërat e gjykatave kompetente

13:13 | 28 Mars 2022
arbresh.info

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka shtuar aktivitetet e saja me plan operativ për të realizuar urdhëresat e Gjykatës Themelore.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve gjatë javës që shkoi janë realizuar 66 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse, ,për dallim nga java paraprake që ishin realizuar 63 urdhëresa , apo + 4.76 % .

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme