Google ADS

66% e qytetarëve mendojnë se stabiliteti politik në Kosovë do të arrihet përmes zgjedhjeve të reja

22:58 | 18 Nëntor 2020
Arbresh.info

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus” që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Qytetarët në këtë anketim janë pyetur për stabilitetin politik në vend.

Shumica absolute e qytetarëve (88%) mendojnë se në Kosovë nuk ka stabilitet politik, ndërsa pjesa tjetër shohin stabilitet politik në vend.

Arritjen e stabilitetit politik në vend, 66% e qytetarëve e shohin të mundshëm përmes zgjedhjeve të reja. 21% mendojnë se duhet të riformatohet qeveria për të pasur stabilitet, derisa 14% e qytetarëve nuk kanë opinion.

88% e qytetarëve ndjehen të lodhur nga qeverisjet që nuk mund të arrijnë të sigurojnë votat e nevojshme në Kuvend, derisa 12% e tyre nuk e shohin problem këtë gjë.

Sipas 64% të qytetarëve barra kryesore për sigurimin e votave për të kaluar ligjet në Kuvend i takon bartësit të koalicionit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme