Rreth 61 për qind e fëmijëve të moshës mbi 12 vjeçare deri tani janë imunizuar.
Nga nëntori i vitit 2021 kur edhe është miratuar vendimi për dhënien e vaksinës kundër Koronavirusit për fëmijët e moshave 12 deri në 15 vjeç, në Kosovë janë vaksinuar më shumë se gjysma e tyre, shkruan arbresh.info.
Deri më tani fëmijët e moshës 12+ janë vaksinuar 56% me dy doza kundër Covid-19, ndërsa 62.1 për qind me një dozë.
Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
Ai thotë se edhe grup-mosha 16+ janë vaksinuar 66.6 për qind me një dozë të vaksinës, ndërsa 60.3 për qind me dy dozat.
Sipas tij, numër pak më të lartë të përqindjes së të vaksinuarve shënon grup-mosha 18+ me 68.4%.
Për vaksinimin e fëmijëve mbi moshën 12 vjeç ka apeluar edhe Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT).
Ndryshe, deri më tani në Kosovë që nga fillimi i vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.764.421 doza të vaksinës.
Ndërsa, në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 28.751 raste./Ardita Zeka/arbresh.info/
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...