Në vendin tonë, sistemi publik shëndetësor po merr një goditje të madhe nga largimi i profesionistëve shëndetësor.
Vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, janë larguar 61 mjekë nga Kosova.
Kështu thotë për Arbresh.info Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK), Pleurat Sejdiu.
Ai thotë se një nga arsyet kryesore të ikjes së mjekëve është punësimi, kushtet e punës, paga dhe kualiteti i shkollimit specialistik.
“Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti nga Kosova janë larguar 61 mjekë. Arsyet kanë qenë; punësimi, kushtet e punës, paga dhe kualiteti shkollimit specialistik”, tha Sejsiu.
Duke e pasur parasysh, që qysh nga fillimi i vitit 2024, është bërë liberalizimi i vizave për vendin tonë, Sejdiu tha se kjo nuk ka qenë indikator për largimin e mjekëve.
“Jo, liberalizimi i vizave nuk ka ndikuar në largimin e mjekëve”, shtoi ai.
Sa i përket mungesës së mjekëve në fusha të ndryshme shëndetësore, Sejdiu tha se ka mungesë pothuajse në të gjitha fushat e sektorit.
“Ka mungesë të mjekëve gati në të gjitha lemijet e sektorit”, përfundoi ai.
Njohësi i shëndetësisë, Bujar Vitija, tha se arsyet pse po ikin mjekët nga Kosova, janë të shumta, e njëra ndër to, është pamundësia për të siguruar një vend me kushte të dinjitetshme.
“Arsyet pse po ikin mjekët nga Kosova, janë të shumta. Mendoj se pamundësia për të siguruar një vend pune me kushte të dinjitetshme”, tha Vitija.
Vitija shtoi se gjithashtu, njëra ndër arsyet pse studentët e mjekësisë ikin jashtë vendit, është sistemi shëndetësor në Kosovë, ku nuk ofrohen kushtet të cilat janë në qendrat spitalore në vendet e zhvilluara në Evropë.
“Po ashtu arsyeja tjetër janë kushtet e specializimit. Fatkeqësisht sistemi shëndetësor në Kosovë nuk i ofron kushtet që janë në qendrat spitalore në vendet e zhvilluara në Evropë. Kjo i shtyn studentët e mjekësisë që të ikin jashtë vendit”, theksoi ai.
Tutje, ai tha se ikja e mjekëve nuk ndodhë vetëm në Kosovë, por është trend botëror.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të sigurojë më shumë vende punë për mjekë, dhe kushte më të mira për specializim.
“Është pothuajse e pamundur që të ndalet ikja e tyre sepse është edhe trend botëror, por sigurisht që Qeveria duhet të siguroj më shumë vende pune për mjekët dhe kushte më të mira për specializim”, përfundoi Vitija.
Ndryshe, mjekët në Kosovë ndeshen me kushte të vështira pune, pagesa të ulëta dhe mungesë infrastrukture në spitale dhe qendra shëndetësore.
Kjo situatë shpeshherë i detyron mjekët të mendojnë për mundësi punësimi në vende të tjera, ku kushtet e punës dhe pagat mund të jenë më të kënaqshme.
Në nivelin e sistemit shëndetësor, ikja e mjekëve ka si pasoja mungesën e kapaciteteve dhe shërbimeve shëndetësore për pacientët./Arbresh.info/Rita Jakupi/
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...