Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë Themelore janë ngritur 61 aktakuza kundër 72 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 26 persona, janë bërë pesë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj gjashtë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe, është bërë një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një personi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë persona, ka
paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një personi si dhe, ka ngritur 23 aktakuza kundër 26 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, ka parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre persona dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër 11 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar shtatë persona të dyshuar për kryerje të veprës penale dhe ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy persona dhe ka ngritur
14 aktakuza kundër 16 personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar në dy raste të ndara.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për gjashtë persona, si dhe ka ngritur dy aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi , si dhe ka ngritur 14 aktakuza kundër 16 personave, për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Kumbaro ndan postimin e gazetës gjermane për Shqipërinë: Ven...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe uniforma ushtarake të S...
Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëv...
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...