Google ADS

603 intelektual me peticion kërkojnë lirimin e Haradinajt

11:49 | 20 Prill 2017
M. A.

Historian dhe përfaqësues i intelektualëve, Hakif Bajrami, bëri prezantimin e peticionit kundër ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë.

Ai në një konferencë për media tha se kanë bërë një peticion drejtuar Francës, ndërgjegjes njerëzore, por edhe mbarë njerëzimit.

“Një peticion të nënshkruar nga 603 intelektual të Republikës së Kosovës. Ne nuk po kërkojmë asnjë privilegj po kërkojmë drejtësi për Ramush Haradinaj, për UÇK-në, e cila i ka treguar botës se si bëhet lufta. Sot në emër të këtyre intelektualëve, në emër të drejtësisë, të barazisë e ftojmë drejtësinë franceze ta jep drejtësinë e saj”, ka thënë ai.

Sipas tij, peticioni do të dorëzohet sot në Ambasadën francezë në Prishtinë.

18053484-10206690201772566-956576897-o 18042889-1710843862265993-600442622-o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme