Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Bashkim Cimili, në një lidhje telefonike në “Debat Plus” thotë se Policia e Kosovës është duke penguar kalimin e qytetarëve nga veriu i Mitrovicës në jug të saj për shkak të situatës së krijuar.
Cimili thotë se vendimin për futjen në karantinë të veriut është dashur ta merr Ministria e Shëndetësisë e jo Serbia.
Zv.kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore thotë se në bazë të informatave jozyrtare nga 60 testimet që u janë bërë sot banorëve serb të veriut të Kosovës, 53 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.
“Për këtë gjë shqetësimi është i madh. Këtë ma thanë edhe zyrtarët policorë që ishin duke qëndruar në urën e Ibrit”, tha ndër të tjera Bashkim Cimili.
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...