Degës së PDK-së në Prizren mbrëmë i janë bashkuar dhjetëra profesionistë të fushave të ndryshme nga mjekësia, sporti, arkitektura, biznesi dhe të rinjë e të reja.
Kapiteni i skuadrës KB Bashkimi, Qëndrim Biraj, trajneri i basketbollit Edon Godeni, profesoresha, Dardane Bojaxhiu, profesori Bujar Spahiu, mjekët Tyran Kosova, Artan Elshani e Halil Xhibexhiu; arkitekti Liridon Krasniqi, magjistri i IT, Ermal Ahmetaj dhe shumë biznesmen, gjeodetë, tifozë të “Arpagjikëve” e të rinjë entuziastë janë bërë pjesë e vizionit të PDK-së për Prizrenin, raporton Arbresh.info.
Këto aderime të elitës sportive, kulturore, edukative dhe profesionale të Prizrenit, kanë tërhequr vëmendjen dhe kujdesin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i cili mori pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm.
Ai tha se këto aderime në PDK janë dëshmia më e mirë se kjo parti është në rrugën e mirë të ndryshimit dhe tashmë po merr edhe më shumë besimin e qytetarëve për ta drejtuar vendin.
“Jam shumë krenar, që sot, 60 profesionistë të sferave të ndryshme po i bashkoheni Partisë Demokratike të Kosovës. Kështu, ju na ndihmoni ne, i ndihmoni Prizrenit, i ndihmoni Kosovës.”, ka thënë kryetari Veseli.
“Prizreni është qëndra kulturore dhe historike e vendit tonë. Prandaj, aderimi i juaj sonte këtu është i një rëndësie të vecantë sepse vetëm kështu, me ju, si profesionistë të dëshmuar, do ta ndryshojmë Prizrenin dhe Kosovën në të njëjtën kohë. Kemi shumë punë për të bërë së bashku dhe ju falënderoj secilin prej jush për besimin dhe angazhimin tuaj.”, ka thënë kryetari Veseli.
Kryetari Veseli u bëri thirrje të gjithë të aderuarve që të mos kursejnë asgjë për ndërtimin e Prizrenti dhe Kosovës sepse tani është koha kur më së shumti vendi ka nevojë për punë, për dallim prej të tjerëve që mëtojnë të shkatërrojnë të gjitha të arriturat e 21 viteve që janë bërë në Kosovë.
Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren dhe nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, tha se aderimi i këtyre profesionsitëve është dëshmira më e mirë që PDK-ja është motorri i zhvillimeve pozitive në vend.
“Këta profesionistë të lëmive të ndryshme, po e begatojnë dhe fuqizojnë edhe ofertën tonë, por edhe po i japin profesionalizmin që ka nevojë ndryshimi i madh në Prizren.”, ka thënë Totaj.
Vetëm gjatë muajit tetor, Partisë Demokratike të Kosovës në nivel vendi i janë shtuar qindra të rinj, profesionistë dhe persona të dëshmuar në sfera të ndryshme, si adresa kryesore për të sjellë ndryshimin e dëshiruar në Kosovë. Aderimet në PDK-në e Prizrenit, por edhe në komunat tjera, do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim./Arbresh.info/
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët