Qeveria e Kosovës të mërkurën gjatë ditës ka ndarë 2.7 milionë euro për punëtorët shëndetësorë të sektorit publik për tre muaj, për gusht shtator dhe tetor, që i bie 60 euro në muaj.
Magbule Elezi, kryetare e Shoqatës së Mamive në Kosovë, ka thënë për Klan Kosova, se kjo shumë e parave, personelit shëndetësor u është dukur nënçmuese.
”Nuk është pritur mirë pasi u është dukur se është nënçmuese, jo pse ka qenë një shumë prej 60 eurosh por që çka do qoftë që do të ndante qeveria për sektorin shëndetësor ne paraprakisht kemi nevojë për plotësimin e kushteve të punës, për mbështetje institucionale, kur këto faktorë do të ndodhin në një të ardhme, atëherë në bazë të këtyre do të duhej të bëhej pagesa e punëtorëve shëndetësorë”, ka thënë Elezi.
Sipas Elezit, kjo ndarje e kësaj shume do të duhej të ishte bërë në koordinim me ndonjë përfaqësues të infermierëve, njofton Klankosova.tv
”Besoj që është dashtë që të paktën këta përfaqësues të konsultohen paraprakisht me personelin shëndetësor të cilët janë direkt të lidhur me këto problematika”, ka shtuar ajo.
Elezi ka theksuar se infermierët nuk kanë kursyer asnjëherë të punojnë në kohë dhe orare të ndryshme për të ofruar shërbime për të gjithë qytetarët.
E pyetur nëse do të dalin në protesta për të kundërshtuar këtë vendim, Elezi ka thënë se nuk do të bëjnë një gjë të tillë, pasi ato nuk po kanë efekt.
”Nuk mendoj se është koha për të bërë protesta pasi në këtë kohë po dëshmohet se ato nuk po kanë efekt edhe pse ish dashtë të jetë e kundërta, mirëpo besoj në mirëkuptim dhe me analizë, sepse fakte kemi të gjithë për punën dhe mbingarkesën që e kemi prej punës, e cila e dëshmon më tepër rëndësinë për shumën të cilën ish dashtë ta ndante Qeveria e Kosovës për punëtorët shëndetësorë”, ka përfunduar Elezi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...