Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 60 aktakuza kundër 69 personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 25 persona, si dhe janë bërë tetë kërkesa për caktimin e paraburgimit për 11 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale, thuhet në një komunikatë media.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona, ka paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë personave, si dhe ka ngritur 32 aktakuza kundër 36 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar si dhe ka parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy të dyshuarve. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër aktakuza kundër katër personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona si dhe janë ngritur dy aktakuza kundër dy personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy persona të dyshuar, në dy raste të ndara, si dhe, janë ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person, si dhe ngritur 10 aktakuza kundër 11 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, në dy raste të ndryshme, ka ndaluar 16 persona të dyshuar, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi, si dhe ka ngritur pesë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Gjermania dyshon se dy kabllo nënujore iu këputën qëllimshëm
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...