Google ADS

60 aksidente trafiku brenda 24 orëve, policia shqipton mbi 1700 gjoba

11:12 | 4 Qershor 2024
E.H

Policia e Kosovës për 24 orët e fundit ka shqiptuar 1 mijë e 755 tiketa për shkelësit e trafikut.

Përmes raportit 24 orësh, bëhet e ditur se kanë ndodhur 60 aksidente trafiku, prej tyre një aksident ka ndodhur me fatalitet,  28 aksidente janë me të lënduar dhe 31 aksidente me dëme materiale.

Po ashtu, janë arrestuar 25 persona, 18 persona janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajte të dënimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme