60 aksidente e rreth 1900 tiketa trafiku të shqiptuara vetëm dje

13:21 | 23 Gusht 2017
Arbresh.info

Numri i aksidenteve në territorin e Kosovës nuk po bie aspak e me këtë as shifra e të vdekurve.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme në tërë Kosovën kanë ndodhur 60 aksidente trafiku, prej të cilave 41 pa të lënduar, 18 me të lënduar dhe një me fatalitet, shkruan arbresh.info.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, Policia ka shqiptuar gjithsej 1896 tiketa trafiku për kundërvajtësit në trafik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme