Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një tjetër video të martën, ku ka folur për infrastrukturën rrugore dhe projektet e ngelura nga qeveritë e kaluara.
“Me punë të mbrapshta dhe plane të zhvatjes na kanë bllokuar rrugët kryesore për vite, por qeverisja e re tashmë i ka zhbllokuar ato dhe ka filluar punën për t’i përfunduar ato projekte”, thuhet në videon e publikuar në Facebook nga LVV.
Bëhet fjalë për rrugët dhe akset rrugore Prishtinë – Podujevë, Prishtinë – Mitrovicë, Prishtinë – Gjilan, Prishtinë – Pejë dhe Kievë – Zahaq, të cilat sipas tyre tashmë janë në rrugë të drejtë për t’u jetësuar.
“Vetëm në aksin Kievë-Zahaq të rrugës Prishtinë – Pejë ishte planifikuar një plaçkitje e madhe e buxhetit të vendit. 240 milionë euro do t’i kushtonte Kosovës hajnia në emër të ndërtimit e shpronësimit. Por e parandaluam. Me qeverinë aktuale ky ndërtim e shpronësim nuk do të kushtojë më shumë se 90 milionë euro”, thuhet në videon e partisë në pushtet.
Vetëvendosje ka akuzuar qeveritë e kaluara për borxhe milionëshe të shpronësimeve, derisa “buxheti i gjetur që ka qenë i planifikuar për kthimin e këtij borxhi ka qenë vetëm 2 milionë euro”.
“Ministria e Infrastrukturës është gjetur me 182 milionë euro borxhe të shpronësimeve, ndërkaq buxheti i gjetur që ka qenë i planifikuar për kthimin e këtij borxhi ka qenë vetëm 2 milionë euro. Ideja qartazi ka qenë aplikimi i kamatës prej 7% në vonesa, që të zhvatet për vjet e më shumë buxheti i shtetit. Këtë nuk e arritën sepse i ndalëm dhe e kthyem situatën në 0 për t’ia filluar së mbari. Pa keqpërdorime dhe devijime. Pa haraç e kurdisje tenderësh. Me kosto të arsyeshme dhe cilësi të lartë”, thuhet në video.
Tutje, thuhet se Qeveria Kurti ka shtruar rrugë në pjesën veriore të vendit duke lidhur fshatrat me qytetin e Mitrovicës.
“Do të vazhdojë me këto projekte rrugore që kanë rëndësi qendrore për infrastrukturën publike. Na kanë vonuar por nuk na kanë ndalur”, thuhet tutje./arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës