Google ADS

Von Cramon: Anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk varet nga Serbia

09:59 | 28 Mars 2023
Diellza Gashi

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se me deklaratat para takimit në Ohër, presidenti serb Aleksandar Vuçiq i hapi rrugën marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por se deklarata pas takimit, se ai nuk mund të firmoste asgjë “për shkak të dhimbjes torturuese në dorën e djathtë” është një tallje që u prit keq në Bruksel dhe kryeqytetet kryesore të Bashkimit Evropian.

Cramon tha se anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk varet nga Serbia, pozicioni ndërkombëtar i së cilës, sipas saj, do të ishte shumë më i mirë nëse do të kishte vendosur sanksione ndaj Rusisë.

“Marrëveshja e 27 shkurtit dhe aneksi zbatues janë vërtet revolucionare sepse sjellin një cilësi të re në dialog. Nga gjendja e krizës kalojmë në biseda për thelbin dhe normalizimin pothuajse të plotë të marrëdhënieve. Kjo sjell përfitime si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, sepse me të vërtetë zhbllokon rrugët e tyre evropiane. Ata e dinë shumë mirë se pa zgjidhjen përfundimtare të të gjitha çështjeve mes tyre, nuk ka integrim real në BE. Për më tepër, marrëveshja i lejon Serbisë që të sigurojë mbrojtjen e serbëve të Kosovës dhe trashëgimisë së saj kulturore në mënyrën e duhur, ndërsa Kosova merr respekt dhe njohje të plotë për dokumentet, tregtinë e kështu me radhë”, tha ajo.

E pyetur nëse është i nevojshëm nënshkrimi i marrëveshjes për të filluar zbatimin e saj, Cramon në një intervistë për “Nova”, tha se është për të ardhur keq që flitet në atë mënyrë.

“Ne i ndoqëm me vëmendje deklaratat e tij [Vuçiqit] para marrëveshjes, të cilat ishin shumë të lavdërueshme, sepse hapën rrugën për arritjen e marrëveshjes. Megjithatë, retorika në pas të gjithave tallja e tij me ‘dhimbje torturuese në dorën e djathtë’ u prit shumë keq si në Bruksel ashtu edhe në kryeqytetet kyçe të BE-së”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme